ஜ..:: KuMaNoVa4ever The BesT In The World MusiC 4 Ever ::.. ஜ
 
ForumPortaliCalendarGalleryTV LIVEPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 MS Office 2007 në shqip

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
LeoHack
Administrator
Administrator
avatar

Male Numri i postimeve : 50
Age : 28
Vendi : in your room!
Registration date : 11/11/2008

MesazhTitulli: MS Office 2007 në shqip   Tue Nov 18, 2008 8:35 pm

“2007 Microsoft Office System” ose “Microsoft Office 2007” është versioni i ri që do të zëvendësojë “Microsoft Office 2003”. Në fillimet e veta ky version njihej formalisht si Office 12.

Microsoft Office do të dalë në 7 edicione të cilat do të kenë emra të ngjashëm produktesh.

Office 2007 do të ketë një sërë tiparesh të reja, si dhe përmirësime që përfshijnë ndërfaqen e re grafike të përdoruesit dhe “Ribbon” (shirit shumëfunksional) që do të zëvendësojë menytë ekzistuese, shiritata e veglave dhe shumë panele detyrash.

Ky shirit do të aplikohet në Word, Excel, PowerPoint, Access dhe në Outlook.

“Live Preview” është një tipar i ri i Microsoft Office 2007 i cili aplikon formatim të përkohshëm të tekstit ose objektit mbi të cilin është vendosur miu. Ky formatim i përkohshëm hiqet kur zhvendoset miu, duke bërë që përdoruesi të ketë një pamje të formatimit pa e aplikuar atë.

Tashmë do të jetë mundësia që kur të përzgjidhet një tekst, të ofrohet një minishirit veglash me komandat kryesore të formatimit.

Në Microsoft Office 2007 do të përdoret një tjetër format i parazgjedhur skedari: OpenXML. Ky format do të jetë i ngjeshur, rreth 75 % më i vogël sesa formati aktual.

Në vend të Office Assistants do të jetë “Super Tooltips”, i cili shpjegon çdo buton me funksionin përkatës.

Një ndryshim i madh në Outlook 2007 është largimi i Exchange 5.5. Tashmë Outlook punon me Exchange 2000 e sipër.

1. Microsoft Office Word

2. Microsoft Office Outlook

3. Microsoft Office OneNote

4. Microsoft Office Access

5. Microsoft Office Excel

6. Microsoft Office PowerPoint

7. Microsoft Office InfoPath

8. Microsoft Office Visio

9. Microsoft Office Publisher

10. Microsoft Office Project

11. Microsoft SharePoint Designer

12. Microsoft Office Communicator 2007

13. Microsoft Office Groove

14. Microsoft Office Outlook 2007 Business Contact Manager

Për lokalizimin e Office 2007 është i nevojshëm:
Hartimi i fjalorit terminologjik.
Përkthimi, përmasimi, si dhe kontrollimi i çelësave të shpejtë.
Ndërtimi i skedarit instalues.
Testimi.

Shkarko:
http://www.microsoft.com/downloads/details.aspx?FamilyID=0db2e8f9-79c4-4625-a07a-0cc1b341be7c&displaylang=sq
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.Kumanova4ever.biz
 
MS Office 2007 në shqip
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Sistemet Operative :: Windows-
Kërce tek: