ஜ..:: KuMaNoVa4ever The BesT In The World MusiC 4 Ever ::.. ஜ
 
ForumPortaliCalendarGalleryTV LIVEPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Dëmet nga parfumi i tepërt

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Linda
PrinceSs
PrinceSs
avatar

Female Numri i postimeve : 4
Age : 26
Vendi : Dikund Larg heheh ;p
Registration date : 15/11/2008

MesazhTitulli: Dëmet nga parfumi i tepërt   Thu Nov 20, 2008 12:55 am

Gratë të cilat ven dosin tepër parfum në trupin e tyre, ndoshta vuajnë nga depresioni, kanë zbuluar hulumtimet e fundit shkencore. Në fakt, shqisa e të nuhaturit është e dobësuar tek njerëzit të cilat vuajnë nga disa sëmundje. Aftësia e zvogëluar e shqisave, duket të jetë vërejtje që po lëngoni nga diçka, porositin shkencëtarët nga universiteti në Tel Aviv. Hulumtuesit thonë se depresioni, përpos që është çrregullim psikologjik, ka edhe shkaqet e pasojat biologjike. Në fakt, kanë vërtetuar që pacientëve me depresion u janë zvogëluar aftësitë olfaktore, e me përmirësimin e gjendjes mentale edhe ato janë përmirësuar.

SËMUNDJET
Profesori Yehuda Shoenfeld nga universiteti në Tel Aviv, ekspert për sëmundje autoimune siç janë artriti, lupusi apo reuma, të cilat zhvillohen kur trupi sulmon qelizat e tij, ka zbuluar se auto-antitrupat mund të sulmojnë sistemin olfaktor dhe të zvogëlojnë mundësinë e ndjenjës së aromës.

AROMA E TEPËRT…
“Rezultatet e hulumtimit tonë dëshmojnë që gratë, të cilat janë në depresion, nuk e ndiejnë mirë aromën, andaj si rezultat i kësaj shpesh e teprojnë me vendosje të parfumit”, ka thënë Shoenfeld. “Njerëzit depresivë reagojnë shumë mirë edhe në aromaterapi”, - ka thënë profesori Shoenfeld, duke
shtuar që shkenca do të duhej të dëshmojë që aromaterapia nuk është vetëm për sëmundjet empirike, e pos kësaj atë e kanë përdorë edhe egjiptianët e vjetër për shërim të disa sëmundje organike. Këto zbulime mund të zbatohen edhe në pacientë tjerë, e jo vetëm tek ata të cilët lëngojnë nga sëmundjet autoimune. Mirëpo edhe nga më herët është e njohur që aromat mund të ndikojnë fuqishëm në disponim, e dihet që edhe tregtarët i përdorin ato për të nxitur klientët e tyre për të blerë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Dëmet nga parfumi i tepërt
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Arti Shqiptar :: Moda dhe Estetika-
Kërce tek: