ஜ..:: KuMaNoVa4ever The BesT In The World MusiC 4 Ever ::.. ஜ
 
ForumPortaliCalendarGalleryTV LIVEPytësoriKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 test per veshjen

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Linda
PrinceSs
PrinceSs
avatar

Female Numri i postimeve : 4
Age : 27
Vendi : Dikund Larg heheh ;p
Registration date : 15/11/2008

MesazhTitulli: test per veshjen   Thu Nov 20, 2008 1:29 am

E ke analizuar ndonjëherë mënyrën tënde të të veshurit? Zbulo në revistën spektër cili është stili yt ideal që të bënë të veçantë dhe unike.
je i sigurt si vishesh....





1. Prerja e flokëve duhet të:



a – Përshtatet me fytyrën tënde – (2 pikë)
b – Pasqyro personalitetin tënd – (5 pikë)





2 – Kur ke dëshirë të blesh një palë këpucë:



a – Nuk mendon për veshjen me të cilën do e shoqërosh, mjafton që janë ashtu si të pëlqejnë ty - (4 pikë)
b – Kërkon ngjyrën dhe markën që shkon me veshjet e tua –( 3 pikë)





3 – Ke nevojë për një fustan të ri për në ceremonin e martesës së shoqes tënde më të mirë:



a – Kërkon në dollap midis veshjeve të përshtatshme për një ceremoni, duke zgjedhur një ngjyrë të çelt për të mos rënë në sy – (1 pikë)
b – Zgjedh sipas shijes tënde një veshje duke iu përshtatur tendencave të modës. Nuk e ke problem nëse je duke shkuar në një ceremoni apo në punë, për ty është e njëjta gjë. Stili ytë është gjithmonë i njëjti – (5 pikë)






4 – Xhinset me shtat poshtë të rrinë mirë?



a - Jo, dhe me zor pres të ikin nga moda për mos ti veshur më – (2 pikë)
b - Jo, dhe pikërisht për këtë nuk kam as edhe një palë – (3 pikë)







5 – Cilat janë ngjyrat që shkojnë në modë këtë vit?



a – Lejlaja, totalisht e zezë, dhe ngjyrat e ndezura – (2 pikë)
b – Nuk e di, sepse mundohem të vesh gjithnjë ngjyrat që përshtaten me ngjyrën e lëkurës time – (5 pikë)







6 – Flokët e shkurtra sipas teje tregojnë:



a - Mungesë feminiliteti –( 3 pikë)
b – Një mënyrë për të thënë: shiko fytyrën time jo atë që kam përreth – (5 pikë)





7 – Ditën e parë të punës në zyrë si vishesh?



a – Varet se si ndjehem atë ditë, ka diell apo ka shi, është vapë apo bënë ftohtë - 5 pikë
b – Zakonisht kam një look tepër të rregullt, i cili më bën të dukem ashtu siç jam - 1 pikë





8 – Veshja nuk e bënë njeriun:



a – Nuk ka shprehje më të gabuar, sepse ajo që vesh thotë shumë mbi ty - 4 pikë
b – Është shumë e vërtetë – (2 pikë)






9 – Kur vesh fëmijën tënd:



a – Mundohesh të plotësosh shijet e tij – (5 pikë)
b – Do vendosi se si të vishet kur të rritet, tani do ndjeki stilin që më pëlqen mua – (1 pikë)





10 – Do të pëlqente të bëjë modelen e një stilisteje të njohur për të veshur me kënaqësi krijimet e saja?



a – Do ishte ëndrra e çdo vajze – (3 pikë)
b – Kurrë nuk do mund të vishja, veshjet e një stilisti të vetëm! –( 5 pikë)











Deri në 25 pikë
Gjëja pozitive në stilin tënd të të veshurit është se ke gjithmonë besim tek moda dhe gjiithçka është më e lehtë për ty: Për të blerë një veshje e di shumë mirë ku do shkosh dhe çfarë do zgjedhësh. Por gjërat komplikohen kur moda nuk vjen sipas shijeve të tua: Bën gjithçka për të veshur veshjet e koleksioneve të fundit, por rezultatet nuk janë gjithmonë ato që dëshiron. Mundohu të mos ndjekësh gjithmonë këshillat e mediave, por ndiq ndonjëherë edhe shijet e tua personale.



Nga 25 deri në 35 pikë
Të pëlqen të lexosh revistat e modës që flasin për tendencat e fundit të modës, por në fund zgjedh atë që të pëlqejn ty, dhe zgjedh ngjyrat dhe linjat që mendon se shkojnë me trupin tënd. Ndonjëherë bënë çmenduri të tilla si shpenzime marramendëse për një veshje që të pëlqen vërtet shumë. Mund të jetë një çantë, ose një palë këpucë. Por shpesh pendohesh menjëherë, pasi e ke blerë.



Mbi 35 pikë
Ku vjen ti personat e tjerë ndihen të pasigurt. Di të zgjedhësh veshjet e tua si asnjë njeri tjetër, duke valorizuar në maksimum trupin dhe fytyrën tënde. Nuk bindesh nga stili i një stilisti të vetëm. Nëse moda e momentit nxjerr në treg diçka që ty nuk të pëlqen, nuk e blen. Ke shumë personalitet dhe kur kalon të gjithë kthejnë kokën për të të parë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
test per veshjen
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Arti Shqiptar :: Moda dhe Estetika-
Kërce tek: